Dzeko , opsion për Manchester United

Dzeko , opsion për Manchester United

Humbja e garës me Liverpoolin për sulmuesin Cody Gapko , e ka rritur përqëndrimin tek drejtuesit e Manchester United , të cilët vijojnë të insistojnë për tu përforcuar në këtë merkato.

‘’ The Red Devilsat ‘’ tanimë i kanë shkelur syrin Edin Dzekos , lojtar me shumë eksperiencë , i cili është në metrat e fundit të karrierës.

36 vjeçari e përfundon kontratën në 30 qershorin e ardhshëm me Interin dhe për italianët interesi i anglezëve përkthehet në një shans për tu fuqizuar pasi siç dihet botërisht 20 herë kampionët e Premier Leagues konsiderohen prej vitesh me rradhë një ndër klubet më të pasur .

Ofensiva nuk e ka bindur Erik Ten Hagun në fazën e parë të sezonit dhe numri një i pankinës  e shikon ishi-n e Romës një mundësi për të rikuperuar terrenin e humbur dhe shtimin e produktivitetit.

Për boshnjakun sigurisht do të ishte një rikthim mbrapa në kohë pasi në të kaluarën përfaqësoi rivalët e Manchester City-t dhe transferimi në ‘’ Old Trafford ‘’ mund ti shërbejë për tu rikthyer në atë sulmuesin e rrezikshëm, nga i cili pritet shumë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy