Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës në skuadër. Klubi verilindor, njoftoi firmën me mbrojtësin Melos Zenunaj.
23-vjeçari vjen nga Kosova dhe do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Stavri Nica në prapavijë.
Njoftimi:
Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23-vjeçari, i lindur në Kline, vjen te Kukësi nga kampionati kosovar nga ekipi i KF Liria.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Melos Zenunaj, i urojmë shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Melos.



