
Drejtuesit e Federatës së Futbollit në Ukrainë, janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Andriy Shevchenko. Alternativat nuk mungojnë, teksa në listë është edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Sipas “Sport.ua”, trajneri italian pëlqehet nga drejtuesit, të cilët mund t’ia besojnë atij vendin e lënë bosh në stol.
Aktualisht trajneri De Biasi është në drejtimin e Azerbajxhanit, por nëse merr një ofertë konkrete nga Ukraina, atëherë gjasat janë që ai të ndryshojë kombëtare. Gjithashtu ekziston edhe mundësia që të qëndrojë në krye të Azerbajxhanit deri në nëntor, kur dhe i përfundon kontrata për të kaluar më pas te Ukraina.



