
Partizani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të shtunë, siç është ajo ndaj Erzenit.
Të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar ende te titulli kampion. Për këtë përballje, trajneri Kolela do të ketë vetëm një mungesë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Gueye Maguette, i cili është jashtë prej 6 javësh për shkak dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm as ndaj Erzenit.
Sfida Erzeni-Partizani do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 18:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.



