Patrick Robson, ka zyrtarizuar largimin nga Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Braziliani e ka mbyllur me bardheblutë, për të cilët thotë se janë ekipi më i madh në Shqipëri.

“Faleminderit Tirona. Ishte kënaqësi të isha pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri. Shumë faleminderit tifozëve për dashurinë e tyre“, shkruan 26-vjeçari.
Në sezonin e fundit, sulmuesi luajti me Tiranën vetëm 19 ndeshje, ndërsa shënoi edhe 4 gola. Braziliani vuajti një dëmtim të rëndë, që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.



