
Dëmtimi i Gavit në sfidën e Spanjës kundër Gjerogjisë i ka shqetësuar ndjeshëm drejtuesit e Barcelonës , të cilët tashmë kanë filluar punën për ti gjetur një zëvëndësues afatshkurtër.
Disa opsione po analizohen nga Deco , ndër të cilët përfshihen Guido Rodriguez, Arthur Vermeeren i Royal Antwerp dhe Gabriel Moscardo i Corinthinas.
Jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo merkato tjetër, një ndër prioritetet e ‘’ Los Cules ‘’ vijon të jetë përforcimi i mesfushës.
Merkatoja e dimrit do të jetë përcaktuese me objektivin e të qënit një ekip kompetitiv në fazën e dytë të sezonit, duke qenë se flitet për dëmtimin e një komponenti të domosdoshëm në skemat e Xavi Hernandez.
Natyrisht me Gavin jashtë fushave të blerta , Barcelona do ta ketë shumë të vështirë në sfidat e mbetura të këtij viti, por gjithsesi numri një i stolit e ka treguar potencialin në momente delikate dhe fakti se kjo skuadër është pretendente për çdo titull, jep një lloj garancie për më tej pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat konsiderohen normale në futboll.



