Tottenham rinovon me Son

Tottenham rinovon me Son

 I ndodhur përpara një situate kritike për arsye se rrezikohet largimi i Harry Kane-s , Tottenham Hotspuri  e ka qetësuar gjëndjen  duke bërë një hap kyç. Tratativat e shumta i krijuan shansin ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ për të rinovuar kontratën me  Heung Min Son  që cilësohet i domosdoshëm nga kryeqytetasit .  Pas finalizimit të këtij akordi tek ‘’ Spursat ‘’ po përjetohen momente të veçanta që krijojnë idenë se sezoni vijues do të ketë tjetër përmbajtje për anglezët .

Në lidhje me këtë çështje që konsiderohet jetike për mbarëvajtjen e Tottenham Hotspurit  29 vjeçari është shprehur :

“ Jam shumë i lumtur për qëndrimin këtu .  6 vitet tek Tottenhami më kanë bërë që ta dua shumë këtë klub dhe i jam mirënjohës  për mbështetjen që më ka dhënë ‘’ , deklaroi sulmuesi .

Kalimi nga Bayer Leverkusen në verën  e 2015-tës  theksoi një ndryshim total për karrierën e Heung Min Son i cili ka arritur të përfshihet ndër më të mirët e Premier Leagues .

Me këtë sukses Tottenham Hotspuri do të mundohet të hedhë pas krahëve  faktin se e ardhmja e bomberit Harry Kane është çdo ditë e më larg  ‘’ The Whites ‘’  dhe sheikët e  Manchester City-t janë gati të bëjnë  çmenduri  në lidhje me të cilën kanë deklaruar   ofertën  prej 190 milionë eurosh  që  do ta shëndërronte  ‘’ Uraganin ‘’ në blerjen më të shtrenjtë të historisë së Premier Leagues. 

 S’kishte si të ndodhte ndryshe për asin britanik që me 22 gola në 51 ndeshje e ka ndihmuar Tottenhamin  për tu afruar me Europën .  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy