Manchester United, tre objektiva për merkaton

Manchester United, tre objektiva për merkaton

  Pas një sezoni, gjatë të cilit Manchester United fitoi vetëm një titull, atë të Kupës së Carabaos , drejtuesit e anglezëve kanë filluar punën për merkaton e verës dhe kanë deklaruar tre objektiva.

Erik Ten Hag do të synojë të ngjisë shkallët dhe ti sigurojë ‘’ The Red Devilsave ‘’ të tjerë trofe në vijuesin por fillimisht duhet të shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë , e cila gjithmonë është konsideruar shumë e rëndësishme për çdo skuadër.

Për këtë arsye janë vënë në dispozicion të trainerit hollandez 250 milionë euro, i cili e ka vënë fokusin tek Evan Ndicka, mbrojtës që aktiviziohet në rradhët e Frankfurtit si dhe Adrien Rabiot dhe Victor Osmihen , për të cilin po luftojnë disa ekipe të famshëm.

Sezoni aktual ka rezultuar jo në lartësinë e duhur nga Manchester United dhe në të ardhshmin 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë protagonizmin në çdo kompeticion dhe natyrisht pritet të bëjnë të njëjtën gjë edhe gjatë merkatos së verës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy