
Humbja në ndeshjen e parë të Champions Leagues në fushën e Dinamo Zagrebit i ka dhënë fund etapës së Thomas Tuchel në ‘’ Stamford Bridge ‘’ .
Kjo disfatë është konsideruar e patolerueshme nga drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ duke i bashkangjitur edhe fillimin jo të mirë të Premier Leagues.
Anglezët i pret një punë intensive në gjetjen e zëvëndësuesit të ishi-t të Borussia Dortmundit në një moment kur sezoni ka filluar por gjithsesi mbërritja e një traineri të ri në Londër është një domosdoshmëri për Chelsean .
Thomas Tuchel shkarkohet nga detyra pas tre sezonesh , gjatë të cilave e drejtoi këtë ekip në 99 sfida ku arriti 62 fitore , 19 barazime dhe 18 humbje , përfshirë këtu një Champions League të fituar , Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Europës.
Pikërisht ky moment i cili dikton fillimin e një etape të re në historinë e Chelseat meriton shumë vëmëndje në përzgjedhjen e një tekniku cilesor i cili do të jetë i aftë të përshtasë idetë duke patur parasysh kualitetin e lojtarëve që ka në dispozicion në funksion të arritjes së sukseseve të mëtejshme .



