
Skuadra e basketbollit të Teutës, një nga katër skuadrat pjesëmarrëse të Ligës Unike nga Shqipëria, deklaron se nuk do të marrë pjesë në kompeticionin e përbashkët në Kosovë.
Në një letër, skuadra shprehet se shorti për Ligën Unike është hedhur më herët sesa ishte lajmëruar.
“Një sjellje e tillë me vendime arbitrare të pakonsultuara më parë me ekipet pjesëmarrëse vë në dyshim seriozisht edhe zhvillimin e eventeve të basketbollit shqiptar”, thuhet në njoftim.



