Opsionet për sulmin e Real Madridit

Opsionet për sulmin e Real Madridit

Mbetja në prapavijë e Rodrygo Goes në lidhje me shënimin e golave, i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Real Madridit, të cilët do të ndërhyjnë në merkaton e janarit. Pavarësisht periudhës jo të mirë të brazilianit, situatë e cila konsiderohet normale në futboll, ‘’ Galaktikët ‘’ tanimë janë fokusuar tek dy opsione për ta rikthyer gjithçka në favorin e tyre. Pierre Emerick Aubameyang dhe Mehdi Taremi preferohen nga Carlo Ancelotti, njëri prej të cilëve mund të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Të qënit kandidat potencial për fitimin e çdo titulli , i shton automatikisht përpjekjet për ta perfeksionuar skuadrën pasi aktualisht në dispozicion të trainerit italian janë vetëm Joselu, Vinicus dhe Rodrygo. Iraniani po zhvillon sezonin e katërt me Porton dhe gjatë eksperiencës me këtë skuadër ka rezultuar një ndër më të mirët , i cili deri më tani numëron 2 gola në 7 sfida. Para pak kohësh edhe Milani është interesuar për Mehdi Taremin por duhet parë se për cilin do të vendosin ‘’ Los Merengues ‘’ gjatë periudhës së transferimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy