Fratessi, fiksimi i Simone Inzaghit

Fratessi, fiksimi i Simone Inzaghit

Vijimi i historisë së shkruar në sezonin e kaluar në Scudetto mbetet  kryefjala e përditshmërisë së Interit . Zikaltërit i goditën shumë mirë rivalët , sidomos Juventusin duke i dhënë fund suksesit 9 vjeçar që konceptohej si një rekord historik .

Largimi i Antonio Contes u rikompensua menjëherë me Simone Inzaghin që kishte bërë një punë për tu duartrokitur tek Lazio dhe tashmë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pritet shumë nga italiani.

Listës së 46 vjeçarit i është shtuar edhe Davide Frattesi që ka fituar shumë pikë me Sassuolon dhe me meritë gëzon respektin e numrit një të stolit zikaltër.

Interesi i skuadrës nga Milano konceptohet një sukses në vetvete i cili ka nga mbrapa shumë benefite që mund ta shëndërrojnë në një të privilegjuar 22 vjeçarin.

Nën drejtimin e Alessio Dionisit , Davide Frattesi ka gjetur komoditetin tek ‘’ Neroverdët ‘’  pavarësisht se përfaqëson ngjyrat e një skuadre që etiketohet si e dorës së dytë por dëshira për të dhënë më të mirën ka impulsuar nisjen e  një tjetër eksperience  dhe Sassuolo natyrisht po e ndjek me qetësi dhe shumë vëmëndje këtë histori sepse mund të konvertohet në një mbushje arkash .

Rruga nuk parashikohet e lehtë për Interin edhe pse gëzon një stad ndryshe në krahasim me të kaluarën sepse edhe Juventusi po e analizon këtë lojtar që nuk ka të ndalur me Sassuolon.

4 gola dhe 2 asiste në 28 sfida ia kanë shtuar entuziazmin Davide Fratessit i cili ka treguar se me përkushtim dhe këmbngulje mund të arrihet gjithçka.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy