Laçi rikthehet te fitorja, triumf me katër gola ndaj Kastriotit

Laçi rikthehet te fitorja, triumf me katër gola ndaj Kastriotit

Laçi është rikthyer te fitorja, teksa mposhti 4-1 Kastriotin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.

Kurbinasit u shfaqën dominues që në fillim dhe gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 16-të, me autor Vasil Shkurtajn. 15 minuta më vonë, Spahiu dyfishoi shifrat.   

Pjesa e dytë foli sërish për kurbinasit që shënuan edhe dy herë të tjera me Akinyemi në minutën e 49-të dhe Geci në minutën e 92-të. Golin e vetëm për Kastriotin e shënoi Cela në minutën e 81.

Me këtë fitore, Laçi mban vendin e 6-të me 23 pikë, ndërsa Kastrioti mban vendin e 8-të me 19 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy