Rinovoi me PSG, Mbappe: Nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar, mirënjohës për dashurinë e Realit

Rinovoi me PSG, Mbappe: Nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar, mirënjohës për dashurinë e Realit

Kylian Mbappe vendosi të rinovojë kontratën, e cila do e mbajë të lidhur me PSG, deri në vitin 2025. Pavarësisht se dukej shumë afër kalimit te Real Madrid, skuadër e cila e ndjek prej kohësh, sulmuesi vendosi të qëndrojë te PSG.

Vetë lojtari ka reaguar për këtë, duke thënë se nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar nga Franca, ndërsa shtoi se është mirënjohës për dashurinë e Real Madrid.

Nuk e mendoja se ishte momenti i duhur që unë të largohesha nga vendi ku jam rritur dhe prej nga jam.

Unë e vlerësoj të gjithë përpjekjen që Real Madridi bëri, duke bërë gjithçka që mundi për të më bërë të lumtur. Unë jam mirënjohës për dashurinë e tyre dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. Siç thashë, unë jam francez dhe si francez, doja të qëndroja këtu. Jam i kënaqur me vendimin tim. Mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas tre vjetësh.

Sinqerisht, ne folëm vetëm për pagat dhe të drejtat e imazhit për një kohë të shkurtër. Të luash me lojtarët më të mirë është ajo që dua. Kishim një vit të vështirë pasi ishte viti i parë i Lionel Messit dhe Neymar ishte i dëmtuar, kështu që ne nuk mund të luanim shumë bashkë të tre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy