Gianni Infantino do të vazhdojë të jetë president i FIFA-s edhe për katër vitet e ardhshme. 52-vjeccari është rizgjedhur këtë të enjte në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Zvicerani nuk kishte kundërshtar, por sipas rregullores u mbajt kongresi për rizgjedhjen e tij si president i FIFA-s, post të cilin e mban nga viti 2016.
Gjata fjalë së tij, Infantino u shfaq i lumtur, ndërsa u shpreh se janë mbajtur premtimet e dhëna gjatë drejtimit të tij.
Premtuam që do të zhvillonim Kupën e Botës më të mirë në histori dhe e mbajtëm fjalën. Premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim atë më transparente dhe se do të rifitonim besimin e sponsorëve.
Synonim të arrinim arkëtime në kuotën 6.4 miliardë dollarë. Mbërritëm në shifrën 7.5 miliardë, që nuk arrihet dot nëse nuk je një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë.
Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët në mbarë botën. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën.
Dhe ka kaq shumë gjëra që mezi presim të bëjmë. Ne jemi këtu për të organizuar gara dhe për ta bërë futbollin të rritet. Kam dëgjuar se ka shumë futboll. Por në shumicën e botës nuk është kështu dhe kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka. Është krenari dhe privilegj i madh të jem presidenti i FIFA-s.



