Përballja me Villarreal, Klopp: Nuk i nënvlerësojmë, duam finalen

Përballja me Villarreal, Klopp: Nuk i nënvlerësojmë, duam finalen

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Villarreal, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Gjermani deklaroi se nuk do të ketë asnjë nënvlerësim nga skuadra e tij për kundërshtarin, për të cilin nuk i kurseu fjalët e mira.

Klopp u shpreh se skuadra e tij dëshiron me çdo kusht finalen dhe për këtë arsye do të kërkohet fitorja që në ndeshjen e parë në shtëpi.

Mund të jenë nënvlerësuar nga Juventusi dhe Bayerni i Munihut, por me ne kjo nuk do të ndodhë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, do të ishte anormale e kundërta. Është e pamundur që një gjysmëfinale e Champions League të jetë e lehtë.

Kisha respekt për Emery dhe skuadrën e tij, por pasi i analizova me vëmendje, u habita. Ata duan të shkojnë në finale, por sigurisht edhe ne. Emery është një trajner i fiksuar pas detajeve, skuadra e tij është në gjendje të reagojë në çdo lloj rezultati. Ka një plan nëse është në avantazh, ose në disavantazh. Është një trajner i nivelit botëror, që bën një punë të jashtëzakonshme.

Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, të gjithë janë kundër nesh, por kjo nuk ndryshon asgjë. Nesër kemi nevojë për një atmosferë si ajo kundër Barcelonës. Mezi pres që të fillojë ndeshja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy