Roma , ofensivë për De Gean

Roma , ofensivë për De Gean

 Përfundimi i kontratës në 30 qershor , besohet se do të jetë finalizimi i etapës së David De Geas në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’ .

Spanjolli po zhvillon sezonin e 12-të me  Manchester United , i cili nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e anglezëve për rinovimin e saj.

Nga kjo situatë do të tentojë të përfitojë Roma , pa mënjanuar edhe interesin e  Juventusit dhe Paris St Germain për ishi-n e Atletico Madridit.

Asi nën mëngë i ‘’ Verdhekuqve ‘’ besohet se do të jetë Jose Mourinho , i cili e pati nën drejtim në të kaluarën 32 vjeçarin, eksperienca e të cilit mund ti vijë në ndihmë italianëve.

Me ‘’ The Special One ‘’ në stol , Roma befasoi në sezonin e kaluar me fitimin e Conference Leagues duke rikonfirmuar se mbetet një ndër më të mirët në këtë profesion , i cili shpreson se në merkaton e verës drejtuesit do ta arrijnë akordin me portierin madrilen.

Pavarësisht triumfit në Europë , pretendimi i drejtuesve është të mos krijojnë distanca të mëdha me titujt dhe fakti i të pasurit nën drejtim ishi-n e Portos , Chelseat , Interit , Manchester United dhe Real Madridit jep garanci për shtimin e trofeve në vitrinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy