Juventus , në garë për Correan

Juventus , në garë për Correan

Transferimet e Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic tek Interi , tanimë e kanë dhënë sinjalin për Joaquin Correan. Në të kaluarën Simone Inzaghi i kërkoi drejtuesve zikaltër kalimin e argjentinasit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por fatkeqësisht nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Gjithsesi , nga ky fakt do të kërkojë të përfitojë Juventusi pasi Massimilliano Allegri e konsideron një element që mund ta kompletojë fazën ofensive . Por sidoqoftë , një kalim tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të përkthehej edhe në përforcimin e një rivali direkt për fitimin e Scudettos , i cili prej tre sezonesh është distancuar nga titujt. Nëse oferta e bardhezinjve do të jetë e konsiderueshme, Interi mund ta pranojë largimin e 29 vjeçarit nga Tucuman, i cili ka eksperiencë në Serinë A , për arsye se në të kaluarën u aktivizua tek Sampdoria dhe Lazio. Në dy sezone tek Inter, golashënuesi numëron 10 gola dhe 5 asiste në 77 sfida, statistika të vakëta nga lojtari i lindur në Tucuman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy