Xhixho: Ky kampionat është i çmendur, këtë sezon s'ka as ndeshje të toleruara

Xhixho: Ky kampionat është i çmendur, këtë sezon s'ka as ndeshje të toleruara

Pano Xhixho, drejtori i informacionit për sportin në RTSH, thotë se ky sezon i Superligës është i çmendur për faktin se 50% e skuadrave 10 javë nga fundi luftojnë për titullin kampion. Gjithsesi për emisionin Skaner në MCNTV ai u shpreh se nuk është i bindur nëse cilësia është rritur, por thotë se ky sezon do t'i bëjë tifozët të mbajnë frymën deri në fund.

“Kampionati është i çmendur përsa i përket titullit kampion. Ajo që bën përshtypje nga sezonet e tjera është se asnjë skuadër nuk është dorëzuar për të dalë nga kategoria. Kjo gjithsesi jo detyrimisht prodhon cilësi, por gara është e ethshme.

Këtë vit nuk ka patur ndeshja si Bylis-Tirana sezonin e kaluar në Kupë. Ka skuadra që ndizen edhe fiken, por këto janë cilësitë. Deri më tani nuk mund të themi se kemi patur marrëveshje, dakordësi apo gjëra të tilla,”-shpreh Xhixho.

Ajo që vlerëson Pano në këtë sezon është edhe mungesa e ndeshjeve të kompromentuara.

“Përsa i përket arbitrimit në shumë raste kanë qenë përcaktues. Nëqoftëse skuadrat janë aty aty atëherë jemi në rregull, por nëse ka disbalancë atëherë ka diçka që nuk shkon. Kur skuadrat ndahen me kaq pikë arbitrat bëhen deçizivë,”-deklaroi gazetari i sportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy