
Manchester City do të jetë pa diskutim një ndër protagonistët e merkatos vijuese.
‘’ Qytetarët ‘’ mbështeten fuqimisht nga Khaldoon Al Mubarak i cili ndër vite ka dhënë maksimumin gjatë periudhës së transferimeve.
Elliot Anderson është shëndërruar në një prioritet për Pep Guardiolan i cili përfaqëson Nottingham Forestin.
Mesfushori ka ditur ti përballojë sfidat me shumë profesionalizëm dhe sakrificat i janë shpërblyer me interesin e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm.
23 vjeçari është mjaft potent në aspektin fizik, i aftë për të luajtur nga krahët dhe taktikisht gjithmonë i mirëvendosur.
Siç raportohet negociatat kanë nisur dhe janë në favorin e Manchester City-t momentalisht dhe numrit një të tyre pritet që transferimi i këtij lojtari në ‘’ Etihad ‘’ ti kushtojë rreth 100 milionë euro.
Presidenti i ish kampionëve të Champions Leagues e ka treguar në çdo rast se është i gatshëm të bëjë çdo lloj sakrifice dhe për Elliot Anderson do të ishte një privilegj.
Pritet që karriera e tij të ndryshojë në çdo aspekt duke qenë se Manchester City në çdo sezon pretendon fitimin e trofeve.
Referuar Premier Leagues kalimi i ishi-t të Newcastle United sigurisht do të konsiderohej një ndër lëvizjet më të bujshme i cili në sezonin aktual numëron 2 gola në 41 sfida, shoqëruar me një lojë bindëse.



