
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për diskutimet që janë bërë në lidhje me listën e trajnerit Silvinjo për Europian.
Sipas tij, zgjedhjet janë bërë në varësi të kundërshtarëve në grup, ndërsa theksoi se idealja do të kishte qenë po të merrte Cikalleshin, Uzunin dhe Baren, që të mos kishte diskutime.

Idealja ishte që të merrte Cikalleshin, Uzunin dhe Baren, që të mos kishte diskutime. Trajneri i shikon me këndvështrim tjetër. Nëse do ishte ndonjë shqiptar si staf, do ishte më sensibël për rendimetin që kanë dhënë këta lojtarë. Kanë qenë titullarë dhe e sollën skuadrën deri këtu. Zgjedhjet janë zgjedhje. Çdo gjë është bërë në varësi të tre kundërshtarëve të parë në Europian.



