Dede: Kombëtarja është si familje, nuk duhet të diskutohet sakrifica

Dede: Kombëtarja është si familje, nuk duhet të diskutohet sakrifica

Trajneri Nevil Dede, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, për situatën e Kombëtares, u shpreh se kur pritshmëritë janë të mëdha, të tilla janë edhe zhgënjimet.

Sipas Dedes, Kombëtarja është si familje dhe aty nuk mund të flitet për sakrificë, por duhet të përcillet dashuri.

Gjithmonë pritshmëritë e mëdha, sjellin zhgënjime të mëdha. Janë disa faktorë që duhet të analizojmë. Pika e parë, është trajneri, i dyti lojtarët dhe i treti tifozët. Këta të fundit nuk e kanë lënë Kombëtaren kurrë vetëm. Unë shikoj një trajner, si personi që duhet të formojë një grup.

Ne zhgënjehemi shpejt dhe i përjetojmë gjërat sikur është fundi i botës. Është një kompeticion si Liga e Kombeve. Nuk jam dakord për sakrificën. Kombëtarja është familja jonë dhe aty duhet të përcjellim vetëm dashuri. Në Kombëtare nuk bëj sakrificë, por janë sakrificë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy