
E ardhmja e Franck Kessies tek Barcelona nuk është aspak e sigurtë dhe Interi tanimë ka nisur negociatat për transferimin e afrikanit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Mesfushori mund të rikthehet përsëri në Milano, aty ku la shenjë por me rivalët e përjetshëm të zikaltërve.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ 25 vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk ka patur një ecuri pozitive tek ‘’ Blaugranët ‘’ dhe tanimë është në pritje të një tjetër mundësie për të rikuperuar versionin më të mirë në fushën e lojës.
Aktivizimi në 758 minuta nuk e ka bindur aspak Xavi Hernandezin , i cili është ekspert për sa i përket këtij pozicioni për arsye të së kaluarës brilante tek skuadra e zemrës por edhe tek Spanja dhe numri një i pankinës i ka dhënë përparësi lojtarëve si Pedri , Gavi , Busquets apo Frenkie de Jong .
Një lojtar kaq cilësor kurrsesi nuk mund të mbesë në prapavijë dhe pas eksperiencave tek Cesena , Atalanta dhe Milani , ish fituesit e Scudettos ja kanë hapur derën për rikthimin në një ndër pesë ligat më të forta të Europës.



