
Thiago Motta, do të jeta trajneri i Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Ndonëse zyrtarizimi mungon ende, mes palëve është arritur marrëveshja. Tekniku 41-vjeçar, ka dhënë miratimin e tij, për të marrë drejtimin e bardhezinjve.
Në stolin e “Zonjës së Vjetër”, Motta do të pasojë Masimiliano Allegri-n, që u shkarkua pas shpërthimit në finalen e Kupës.
Për trajnerin aktual të Bologna-s, Juventusi ka gati një kontratë 2 vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Gjithashtu, italiani do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh.



