“Përjetë bardheblu”, Gentian Muça rikthehet te Tirana

“Përjetë bardheblu”, Gentian Muça rikthehet te Tirana

Tashmë është zyrtare, Gentian Muça rikthehet te skuadra e zemrës, Tirana. Pas një sezoni në radhët e Prishtinës në Kosovë, mbrojtësi kryeqytetas, ka vendosur të rikthehet përsëri te Tirana.

Trajneri Orges Shehi tashmë do të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe njëkohësisht përforcon mbrojtjen. Muça u largua nga Tirana një vit më parë, pasi kishte fituar titullin kampion me bardheblutë, që mungonte prej shumë vitesh.

“Përjetë bardheblu! Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qenë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë.”, thuhet në komunikatën e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy