
Largimi i Marcos Alonsos në merkaton e verës i ka përshpejtuar l֝ëvizjet e drejtuesve të Chelseat për ti gjetur zëvëndësues spanjollit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të nisin një tjetër etapë në historinë e tyre me anë të cilës do të pretendohet fitimi i trofeve të rëndësishëm .
Alejandro Balde është bërë pjesë e planeve të Thomas Tuchelit për të cilin anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro.
Me vetëm Ben Chillwell në dispozicion, është e natyrshme që londinezët duhet të shtojnë forcat në krahun e majtë të mbrojtjes dhe pavarësisht cilësive premtuese , Alejandro Balde është një lojtar që jep garanci për të ardhmen.
I formuar në akademinë e famshme ‘’ La Masia ‘’ , katalanasi konsiderohet si zëvëndësuesi i Jordi Albas në një të ardhme të afërt por gjithsesi një transferim në Londër mund ti shkaktojë buzëqeshje në të ardhmen këtij lojtari .
Të pretendohesh nga Chelsea me vetëm 18 vite mbi supe është një sukses shumë i madh dhe njëkohësisht ia rrit ndjeshëm vlerat këtij lojtari që mbron ngjyrat e një ndër ekipeve më të suksesshme të historisë së futbollit.
Aspirata e Chelseat mbetet fitimi i trofeve të rëndësishëm në çdo sezon dhe traineri gjerman e konfirmoi shumë shpejt kapacitetin me fitimin e Champions Leagues, trofe që e ka lartësuar ndjeshëm emrin e anglezëve të cilët janë një rival që frikëson çdo kundërshtar.



