
Trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, zbuloi pak kohë më parë se vuante nga kanceri i prostatës.
Megjithatë së fundmi, 70-vjeccari ka dhënë lajmin e mirë, duke thënë se është shëruar plotësisht. Van Gaal tha se trajtimet e 6 muajve të fundit kanë shkuar me sukses.
Trajtimi që bëra funksionoi, më në fund jam shëruar. Sapo mbarova ciklin e trajtimeve, më duhej të prisja gjashtë muaj për të parë nëse funksionoi. Tani, zyrtarisht mund të them që shkoi mirë. Nuk e kam ndaluar kurrë punën, shkoja në spital natën edhe kur isha në grumbullim me ekipin. Megjithatë, nuk doja që lojtarët e mi ta dinin se isha i sëmurë, situata ime mund të kishte ndikuar tek ata.
Nuk dihet ende e ardhmja e trajnerit në stolin e Holandës, pasi këta të fundit pak kohë më parë zyrtarizuan Ronald Koeman në stolin e skuadrës, i cili do të marrë drejtimin e “tulipanëve” pas Botërorit.



