Real 8 gola kundër Malmoe

Real 8 gola kundër Malmoe

Real Madrid ka fituar thellësisht 8-0 ndaj Malmo, duke arritur një rezultat historik në fazën e grupeve  të Champions League, ku skuadra e Benitez kualifikohet si vendi i parë i Grupit A, me tre pikë më shumë se Paris SG, që fitoi 2-0 ndaj Shakhtar Doneck, në ndeshjen tjetër të këtij grupi.

 

Karim Benzema shënoi golin e parë për Realin, në minutën e 12-të, për të 2 fishuar shifrat pak minuta  më vonë, pas krosimit të marrë nga Cristiano Ronaldo. Përpara fundit të pjesës së parë, Ronaldo shënoi golin e tretë me një goditje të fortë dënimi, e cila nuk mund të pritej nga portieri Johan Wiland.

 

Sapo nisi pjesa e dytë Ronaldo shpalosi shfaqjen personale duke shënuar tre gola në 14 minuta dhe duke i çuar shifrat në 6-0. Portugezi arriti rekordin me 11 gola të shënuar në 6 ndeshjet e fazës me grupe të Champions League, si askush tjetër në të kaluarën.

 

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit A, Zlatan Ibrahimovic dhe Lucas Moura shënuan për Paris SG në fitoren 2-0 ndaj Shakhtar Doneck, e cila i jep mundësinë kampionëve të Francës që të kualifikohen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy