
Erzeni ka prezantuar tri afrimet e radhës në merkato. Klubi shijakas, ka njoftuar ditën e sotme firmën me Emanullah Blazeviç, Donald Mëllugja, Festim Alidema.
Mëllugja e njeh mirë kampionatin, pasi vjen nga kryesuesit e Egnatias, me të cilët e mbylli së fundmi.
Alidema, ishte pjesë e Ilirisë së Prizrenit në Kosovë, ku ka spikatur me paraqitjet e tij dhe luan si sulmues krahu.
Ndërsa Blazevic, vjen nga Bosnje Hercegovina dhe është mesfushor me tipare sulmuese.



