Halili i lumtur me Tiranën: Derbin e presim me kënaqësi, e dua stadiumin plot ndaj Partizanit

Halili i lumtur me Tiranën: Derbin e presim me kënaqësi, e dua stadiumin plot ndaj Partizanit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur shumë i lumtur, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj kampionëve të Teutës. Në fjalët e tij pas ndeshjes, Halili foli edhe për derbin ndaj Partizanit që është javën e ardhshme, duke thënë se shpreson që skuadra të marrë një rezultat pozitiv, për të kënaqur tifozët, por edhe veten.

“E rëndësishme është që ne vazhdojmë përpara. Kampionati është i gjatë dhe uroj të mos ketë më infektime dhe të jenë të gjithë mirë me shëndet. Shëndeti i lojtarëve është më i rëndësishëm, pastaj vjen futbolli. Derbi është gjë shumë e bukur dhe e presim me kënaqësi. Shpresojmë të mbushet plot me tifozë. Të kënaqim edhe tifozët edhe veten në derbi.

Nëse duam të kemi sukses dhe të ecim para, ta konsiderojmë kundërshtarin si skuadrën më të mirë të kampionatit.”, u shpreh Halili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy