Ndeshja Serbi–Shqipëri/ Kona: Duhet patjetër rezultat pozitiv, “e keqja më e mirë” është barazimi

Ndeshja Serbi–Shqipëri/ Kona: Duhet patjetër rezultat pozitiv, “e keqja më e mirë” është barazimi

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, në prani të vetëm 6,500 tifozëve.

Përveç ngarkesës së zakonshme që sjell ky përballje për shkak të raporteve historike mes dy vendeve, kësaj here ndeshja ka edhe një peshë të rëndësishme sportive.

 Fituesi i këtij dueli merr një hap të madh drejt vendi të dytë në grup, që çon në play-off-in e Botërorit, një pozitë që aktualisht mbahet nga Shqipëria.

Gazetari sportiv Tami Kona, i ftuar në “MCN Informacion”, theksoi se kjo është një ndeshje kyçe për Kombëtaren shqiptare:

Duhet të dalim me patjetër me një rezultat pozitiv nga Leskovaci. Barazimi do të ishte ‘e keqja më e mirë’, por në këtë fazë nuk na mjafton vetëm kaq. Ne nuk duhet të humbasim.

Atmosfera pritet të jetë mjaft e ngarkuar, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë emocional. 

Kur luan kundër një rivali si Serbia, gjithmonë ka tension, edhe përtej futbollit. 

Por duhet të fokusohemi vetëm te loja, sepse kjo ndeshje mund të përcaktojë fatin tonë për pjesëmarrjen në Botëror.

Gazetari Kona theksoi gjithashtu se, pas ndeshjes në Serbi, Shqipërinë e pret një sfidë edhe më e fortë në transfertë ndaj Anglisë.

Shpresa jonë është që të shkojmë deri te ndeshja me Anglinë me shpresa reale për kualifikim.

 Por gjithçka kalon nga ajo që do të ndodhë të shtunën në Leskovac.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy