
Situata e ndërlikuar e Borussia Dortmundit në aspektin ekonomik ka detyruar që në të kaluarën të largohen lojtarë të rëndësishëm nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ .
Erling Haaland e përforcoi këtë ide, kalimi i të cilit tek Manchester City i ka bërë krenarë drejtuesit e anglezëve për arsye se nordiku nuk ka të ndalur me shënimin e golave.
Raphael Guerreiro ndoshta do të vijojë të njëjtën rrugë, i cili pretendohet nga Barcelona, skuadër që synon medoemos transferimin e portugezit për të shoqëruar Jordi Alban në krahun e majtë të mbrojtjes.
Xavi Hernandez e ka pranuar menjëherë këtë opsion dhe duke qenë se është drejt fundit të kontratës me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ e cila skadon në 30 qershorin e 2023-shit, një transferim në ‘’ Camp Nou ‘’ mund ti sjellë benefite ishi-t të Lorient.
Për gjermanët konsiderohet një shans për të mbushur sadopak arkat por ekziston edhe mundësia e transferimit të Raphael Guerreiros me parametër zero , tek një Barcelonë , shqetësimi i të cilës vijon të jetë reparti defensiv, problematikë që vijon prej vitesh tek katalanasit.



