Arsenali, insiston për Alexander Isak

Arsenali, insiston për Alexander Isak

Momentalisht Alexander Isak vijon të jetë një ndër golashënuesit më të spikatur të Premier Leagues.

Suedezi prej shumë kohësh është një referent në metrat e fundit tek Newcastle, sigurisht i pretenduar edhe nga ekipet e njohura në çdo merkato.

Arsenali është një ndër to, një rival shumë i sikletshëm në Angli dhe Europë, drejtuesit e të cilit do të japin maksimumin për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’.

Ndërkohë, ato të Newcastle-s janë të ndërgjegjshëm se përballë një oferte të bujshme të londinezëve do të jetë e vështirë që të sigurojnë qëndrimin e ishi-t të Real Sociedadit në ‘’ St James Park ‘’, edhe pse ky ekip momentalisht është më i pasuri i botës.

Dëshira e bomberit nordiku për të qenë pjesë e kompeticioneve të famshëm të Europës si përshembull Champions League por me një pretendent me peshë ndoshta do të jetë përcaktuese në këtë histori, i cili ka arritur të shënojë 5 gola në 12 sfidat e deritanishme.

Performancat gjatë eksperiencës me Real Sociedadin ashtu edhe me bardhezinjtë vijon të mos anashkalohen nga skuadrat e famshme, karriera e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy