
Një ndër objektivat e Juventusit referuar merkatos së dimrit do të jetë transferimi i një portieri në Torino.
Dëmtimi i Kamil Grabaras ia ka vështirësuar punën Luciano Spallettit i cili ka në dispozicion vetëm Carlo Pinsoglion si zëvëndësues të Guiglermo Vicarios.
Në fokusin e italianit tashmë është Neto Murara i cili në të shkuarën përfaqësoi ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për dy sezone.
37 vjeçari e ka eksperiencën për një ekip të këtij niveli i cili nuk është i vetmi pasi lista përbëhet edhe nga opsione si Sergio Rico, Alfred Gomis, Alessio Cragno, Jasper Cillesen, Bruno Varela, Adam Stejskal dhe Asmir Begovic.
Mirëpo ishi i Barcelonës dhe Arsenalit ndër të tjerë shikohet si i favorizuar për të kaluar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ i cili së fundmi ka patur një eksperiencë tek Botafogo.



