Liverpool , interes për Kessien

Liverpool , interes për Kessien

Fakti se nuk bën më pjesë në planet e Xavi Hernandez për të ardhmen është pasuar me interesin e disa ekipeve për Franck Kessien, kryesisht në Premier League. Liverpooli është një ndër pretendentët për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë , pas largimit të Fabinhos , Milner dhe Henderson , shumë të rëndësishëm në të kaluarën për ‘’ The Redsat ‘’. Prioriteti i Jurgen Klopp është gjetja e elementëve të duhur për të përballuar sezonin vijues, i cili si gjithmonë parashikohet shumë i ashpër dhe me të papritura për arsye se niveli i ekipeve sa vjen edhe rritet. Momentalisht Liverpooli konsiderohet favorit për ta transferuar ishi-n e Atalantës në ‘’ Anfield Road ‘’ , i cili duket se i ka ditët e numëruara tek katalanasit dhe nëse do të vendosë të vihet nën urdhërat e trainerit gjerman, do të startonte eksperiencën e tretë ndër pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër. 26 vjeçari e finalizoi sezonin me 3 gola në 43 sfida por nuk e ka bindur numrin një të stolit, një ndër më të mirët në këtë pozicion në të kaluarën si lojtar , i cili la gjurmë tek skuadra e zemrës dhe gjithashtu tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy