
Këtë të diel, Kupa e Amerikës, nis raundin e tretë në fazën e grupeve.
Në Grupin A, Argjentina përballet me Perunë. Kampionëve në fuqi, iu mjafton edhe një barazim për të ruajtur vendin e parë ne renditje.
Në krahun tjetër, peruanët për të shpresuar te kualifikimi, duhet vetëm të fitojnë, pasi çdo rezultat tjetër do i eliminonte.

Ndeshja tjetër është ajo mes Kanadasë dhe Kilit, dy kombëtare që janë në garë për të kaluar më tej. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, ku synim është vetëm fitorja.
Këto ndeshje do të transmetohen në ekranin e MCN TV dhe MCN 24, që ka ekskluzivitetin e transmetimit për territorin shqiptar.



