
Pas tetë sezoneve në ‘’ Anfield Road ‘’ e ardhmja e Alisson Becker duket se do të jetë larg Premier Leagues.
Braziliani e ka konfirmuar se dëshiron ta vijojë karrierën në Itali, konkretisht tek Juventusi.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, drejtuesit e juventinëve kanë lëvizur me shpejtësi dhe duket se kanë siguruar transferimin e një portieri cilësor në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
33 vjeçari i njeh mirë bardhezinjtë duke qenë se është përballur edhe në të shkuarën kur ishte pjesë e Romës.
Objektivi i Alisson Becker lidhet me faktin e të qënit titullar dhe beson se tek ish rekordmenët e Scudettos mund ta arrijë, edhe pse rivaliteti është tejet i ashpër.
Eksperienca ndër vite, fillimisht tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe tanimë tek ish kampionët e Premier Leagues i ka shërbyer për të qenë përsëri në listën e një ekipi me emër.
Duhet kujtuar se Alisson Becker shkëlqeu me Romën dhe kërkon të vijojë me të njëjtin ritëm.
Për më tepër mundësia për të fituar tituj në të ardhmen e afërt me Juventusin është reale dhe natyrisht kurrsesi s’mund ta humbasë këtë rast.



