Partizani fitoi titullin kampion, presidenti Demi: “Arena e Demave”, siç e kisha ëndërruar

Partizani fitoi titullin kampion, presidenti Demi: “Arena e Demave”, siç e kisha ëndërruar

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për sezonin 2022-2023, pas fitores në shtëpi ndaj Teutës.

Presidenti i të kuqve, Gaz Demi, nëpërmjet një postimi në faqen e klubit, iaka dedikuar këtë sukses, tifozëve të Partizanit.

Sipas tij, stadiumi “Arena e Demave” ishte flakë e kuqe, ashtu siç ai e kishte ëndërruar në fillim të projektit.

Mesazhi i Demit:

Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub. Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë. Ky titull është për ju. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi kampion.

Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu siç i ka hije tifozerisë së kuqe. “Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu siç unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti. Jeni kampionë edhe ju! Jemi një familje… Ju përqafoj të gjithëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy