Niko Kovaç, opsion për Manchester United

Niko Kovaç, opsion për Manchester United

Tek Manchester United pa dyshim kanë filluar tratativat përsëri për tu shëndërruar në ekipin e dikurshëm.

 Potenciali i Joel dhe Avram Glazer është vënë gjithmonë në dispozicion me qëllimin e transferimit të lojtarëve cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’. 

Mirëpo vëmëndja asnjëherë nuk është anashkaluar nga gjetja e një traineri që bind pasi mungesa e titujve vijon të jetë një situatë shqetësuese. 

Sipas ‘ Sky ‘ pjesë e projektit është bërë edhe Niko Kovaç i cili drejton aktualisht Borussia Dortmundin. 

Prej dy sezonesh kroati po bind dhe ky fakt vlerësohet nga 20 herë kampionët e Premier Leagues. 

Në të shkuarën e afërt edhe drejtuesit e Chelseat i trokitën në derë 54 vjeçarit karriera e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt në pak kohë. 

Mirëpo presioni tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ është shumë i madh dhe përbën një sfidë tejet interesante për çdo trainer dhe në rastin konkret duhet kujtuar se kontrata e ish mesfushorit me ‘’ Verdhzinjtë ‘’ përfundon në 2027-tën.  

Niko Kovaç deri më tani ka arritur me ekipin nga Ruhr 30 fitore, 13 barazime dhe 9 humbje, të përmbledhura këto në 52 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy