Situatë e ndërlikuar për David Neres

Situatë e ndërlikuar për David Neres

Sulmuesi David Neres po përjeton kohë të vështira tek Ajax Amsterdami . I konsideruar si ‘’ Neymari i ri ‘’  aktualiteti për yllin e hollandezëve vijon të mos i përmbushë pritshmëritë e drejtuesve .

Niveli i 24 vjeçarit ka rënë ndjeshëm dhe kjo situatë ka filluar si shqetësojë gjigandët e  Eredivisies .  Niveli i shkëlqyer i  Antony dhe Berghuis e kanë lënë disi në prapavijë   brazilianin dhe tashmë kanë filluar të bien këmbanat e alarmit për nxënësin e Erik Ten Hag .

Megjithatë shpresat për të nuk janë tërësisht të humbura sepse  sipas presitgjozes  As disa pretendentë në Serinë A  vijojnë luftën për ta larguar nga ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’. 

Kohët e fundit emri i tij u përfshi në listën e disa ekipeve me emër në Europë , përfshi këtu dhe Atletico Madridin me Sevillan por  momentalisht shanset më konkrete janë në Scudetto pa përjashtuar rikthimin në Brazil , aty ku filloi të hidhte hapat e parë drejt famës  .

Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një vendim përfundimtar   David Neres e ka filluar mirë sezonin dhe deri më tani ka mbrojtur në 7 sfida ngjyrat e  Ajax Amsterdamit të cilat i ka shoqëruar me 2 gola .

 

           

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy