
E ardhmja e Gabri Veigas ka marrë një rrjedhë krejtësisht ndryshe në orët e fundit. Kur flitej për transferimin tek një ekip elite në Europë, spanjolli ka vendosur për të vijuar karrierën tek Al Ahli në Arabinë Saudite. Si shumë të tjerë , sipas Fabrizio Romanos mesfushori do të provojë veten tek një kampionat i zgjedhur nga shumë lojtarë të njohur që lanë gjurmë në kontinentin e vjetër në të kaluarën . 21 vjeçari pretendohej nga Real Madridi , Barcelona, Manchester City dhe gjithashtu Napoli, skuadër e cila ishte shumë pranë transferimit të tij në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por edhe këtë herë potenciali i Al Ahli si shumë ekipe të tjerë në Arabinë Saudite e ka bërë diferencën. Eksperienca me ‘’ Los Celticos ‘’ përmblidhet me 21 gola në 118 sfida të zhvilluara duke përfshirë edhe ato me ekipin e moshave dhe në vijimësi e presin sfida shumë emocionuese dhe sigurisht të vështira për arsye të rivalitetit në ligën e Arabisë Saudite.



