
Java e dytë e Superiores do të rikthehet ditën e premte dhe do të ndahet në 3 ditë.
Fillimisht të premten rezervohet një përballje tejet interesante, siç është ajo mes Dinamos dhe Laçit, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:45.
Akoma më e bukur do të jetë e shtuna, aty ku do të luhen 2 ndeshje dhe spektakli është i garantuar. Në Korçë duke filluar nga ora 16:45, do të luhet sfida mes vendasve të Skënderbeut dhe Partizanit, dy skuadra që e nisën sezonin me humbje.
Në 19:45, në fushë do të zbresin dy skuadrat që luftuan për titullin deri në fund, sezonin e kaluar. Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” skuadrën e Teutës, ku shkodranët do të kërkojnë në një lloj mënyrë hakmarrjen për sezonin e kaluar, kur skuadra e Martinit iu morën titullin në fund.
Edhe e diela, rezervon dy sfida të tjera. Në 13:45, luhet Tirana-Egnatia, ndërsa në 16:45 Kukësi sfidon Kastriotin në “Elbasan Arena”.



