Inter gjen zëvendësuesin e Lautaros

Inter gjen zëvendësuesin e Lautaros

Përpara  interesit të Atleticos dhe Arsenalit, Interi po e analizon me detaje të ardhmen e Lautaro Martinezit i cili është drejt largimit nga ‘’ Giuseppe Meazza‘’. Argjentinasi rezultoi një komponent kyç në skemat e Antonio Contes të cilat i mundësuan zikaltërve fitimin e Scudettos për të 19- tën herë në historinë e Serisë A .

Mposhtja e  Juventusit ishte një detyrë e vështirë por italiani me shpirtin luftarak që e ka karakterizuar gjithmonë i dha këtë kënaqësi  Interit duke finalizuar dominimin shumëvjeçar të ‘’Zonjës së Vjetër‘’ . Megjithatë, duke ditur që pandemia e koronavirusit është shndërruar në një gangrenë për klubet më të njohura, në rastin konkret Interi ka vendosur ti japë ‘’Ok‘’ disa largimeve për të stabilizuar gjendjen dhe sulmuesi nga Bahia Blanca është një ndër të përzgjedhurit.  

Drejtuesit e Interit janë treguar shumë të shkathët dhe menjëherë kanë spikatur zëvëndësuesin e Lautaro Martinezit. Flitet për Joaquin Correa i cili prej shumë sezonesh vijon të lërë gjurmë tek Lazio, skuadër e cila ka arritur pjesëmarrjen në Uefa Europa League për sezonin vijues. Statistikat e  shtatlartit janë një element tepër domethënës për një skuadër që kërkon vijimin në rrugën e suksesit. 

Me 25 gola dhe 15 asiste në ndeshje me lacialët, Joaquin Correa  pak e nga pak është shndërruar në një ndër sulmuesit me një vlerë kartoni shumë të arsyeshme e cila sipas Transfermarkt arrin 30 milionë eurot. Nëse analizohen parametrat cilësi – çmim konkludohet se  ishi i Sevillas është një opsion tepër interesant dhe ekonomik për të cilin deri në këtë moment nuk ka patur një ofertë konkrete nga kampionët në fuqi të Italisë. 

Megjithatë ashtu siç ndodh rëndomtë për lojtarë të këtij niveli, skuadrat me emër interesohen menjëherë dhe është Paris St Germain që mendon blerjen e golashënuesit. Interesi i ‘’Les Pariziens‘’ parashikohet se do t'i prishë punë kësaj skuadre sepse influenca e bashkombasit Mauricio Pochettino mund ta bindë për transferimin në ‘’Parque De Prince‘’, aty ku do të gjente mbështetjen e shumë yjeve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy