Juventusi sfidon Genoan, Allegri me mendjen te Interi: Të marrim trofeun në shtëpi

Juventusi sfidon Genoan, Allegri me mendjen te Interi: Të marrim trofeun në shtëpi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Genoas. Megjithatë është e kuptueshme që trajneri ta ketë mendjen te ndeshja me Interin në mesjavë, në finalen e Kupës.

Allegri u shpreh se Kupa është objektiv i Juventusit dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitimin e trofeut.

Ndeshja ndaj Genoas është një ndeshje kampionati. Janë edhe tre javë nga fundi dhe ne duhet të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Kemi arritur objektivin minimal për të qenë në zonën Champions dhe pas gjashtë ditësh do të luajmë finalen e Kupës së Italisë. Do të përballemi me një ekip që lufton për mbijetesë dhe do të zbresë formacioni më i mirë në fushë.

Kupa e Italisë është një nga objektivat tanë që në fillimin e sezonit dhe të mërkurën do të luajmë këtë finale, jemi të lumtur që kemi mbërritur deri këtu. Qëllimi është ta marrim trofeun në shtëpi në një mbrëmje të bukur sportive.

Allegri foli edhe për trajnerin Ancelotti që u kualifikua në finalen e Champions League, për të cilin nuk i kurseu vlerësimet.

Ancelotti ka bërë një gjë të jashtëzakonshme me Realin. Nga ai thjesht duhet të mësosh si nga Lippi, Capello apo Sachi. Kohët e fundit Ancelotti është kritikuar shumë se nuk është trajner në modë. Por moda kalon dhe klasikja mbetet. Është një kënaqësi e madhe për të që ka fituar pesë kampionate në pesë vende të ndryshme dhe tani ai mund të fitojë edhe Championsin e katërt në karrierën e tij. Thjesht duhet ta duartrokasim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy