Sfida me Juventusin, Hysaj: E kemi përgatitur në detaje ndeshjen, po kalojmë moment pozitiv

Sfida me Juventusin, Hysaj: E kemi përgatitur në detaje ndeshjen, po kalojmë moment pozitiv

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili aktivizohet me Lazion, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Juventusin.

Hysaj tha se ndeshja është përgatitur me detaje dhe shpresojnë për një fitore, e cila do i ndihmonte në rrugën drejt kualifikimit në Champions League.

Po kalojmë një moment pozitiv, duhet ta shfrytëzojmë për të marrë një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme për klasifikimin tonë.

Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se edhe Juventus po kalon një moment të mirë dhe ka lojtarë shumë cilësorë, për këtë arsye duhet përqendrim maksimal nga fillimi deri në fund. E kemi përgatitur këtë sfidë në detaje, por për fat të keq në dy vitet e fundit nuk i kemi mposhtur asnjëherë.

E njoh Sarrin prej shumë vitesh, përpara Lazio-s kemi qenë së bashku tek Empoli dhe Napoli. Ai është një trajner që i pëlqen të përmirësojë lojtarët më të cilët punon, shpresoj të punoj me të edhe për shumë vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy