
Momentalisht Eric Garcia po e analizon me detaje të ardhmen.
Spanjolli sipas disa mediave në orët e fundit ka deklaruar se do ta zgjasë kontratën me Barcelonën, të paktën deri në 2029-tën.
Vendimi i tij konsiderohet edhe një përgjigje për drejtuesit e Paris St Germain, duke qenë se vlerësohet nga traineri Luis Enrique.
Adaptimi në disa pozicione të prapavijës i ka dhënë një avantazh dhe Hansi Flick e ka shfrytëzuar gjatë sfidave.
24 vjeçari është një ndër prioritetet e ‘’ Les Pariziens ‘’ referuar merkatos vijuese, të cilët mbësheten fuqimisht nga Nasser Al Khealifi, një ekip tejet kompetitiv në çdo kompeticion.
Ndërkohë ‘’ Azulgranët ‘’ po i përshpejtojnë lëvizjet për të siguruar qëndrimin e Eric Garcias në ‘’ Camp Nou ‘’ deri në vitin e deklaruar, me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër.
Prezenca në mbrojtje i ka ofruar siguri Barcelonës dhe qetësinë e duhur numrit një të stolit, të cilin natyrisht e presin sfida edhe më të vështira.
Deri më tani ecuria ka rezultuar e duhura por tek ‘’ Los Cules ‘’ duhet domosdoshmërisht të jesh në formën optimale duke qenë se pretendohet fitimi i të gjithë titujve të mundshëm.
Pritet që këmbngulja e kuq e bluve të vijojë por duket se paraqitjet e mrekullueshme janë shoqëruar me insistimin e bordit drejtues për qëndrimin në Katalunjë.



