Fitore mes spektaklit, Laçi mposht Teutën me përmbysje

Fitore mes spektaklit, Laçi mposht Teutën me përmbysje

Laçi u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me përmbysje Teutën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.

Kurbinasit triumfuan me rezultatin 2-1, në një sfidë ku spektakli nuk mungoi. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me Dacin në minutën e 65-të, por vetëm 10 minuta më vonë Guindo vendosi baraspeshën.

Në minutën e 90-të, ishte Vasil Shkurtaj, i cili vulosi sfidën duke shënuar golin e përmbysjes për bardhezinjtë.

Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 6-të me 36 pikë, ndërsa Teuta zbret në vendin e 8-të me 34 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy