
Nico Schlotteberck me kalimin e kohës ka avancuar ndjeshëm tek Borussia Dortmundi.
25 vjeçari ka treguar se është tejet kompetitiv, si në Gjermani ashtu edhe në kompeticionet pjesëmarrëse dhe siç ndodh rëndomtë tashmë për shërbimet e tij ka nisur ofensivën Barcelona.
Traineri Hansi Flick e konsideron të domosdoshëm transferimin e një mbrojtësi në ‘’ Camp Nou ‘’, sidomos pas largimit të Inigo Martinezit.
Kapaciteti i treguar e ka befasuar numrin një të stolit të ‘’ Blaugranëve ‘’, i cili është edhe një përdorues shumë i mirë i topit.
Por interesi i Bayern Munchenit përbën një sfidë jo të lehtë për Barcelonën, një ekip i cili ka ardhur në rritje nën drejtimin e Hansi Flickut por në aspektin ekonomik problemet vijon ti ketë evidente.
Ishi i Freibugut po zhvillon sezonin e tretë me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ dhe drejtuesit e tyre janë të ndërgjegjshëm mundet ta ndryshojë shumë shpejt destinacionin.
Ndërkohë që ofensiva e ‘’ Los Cules ‘’ bëhet edhe më e ashpër, janë shtuar edhe tentativat e gjermanëve për të siguruar qëndrimin në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ pasi Nico Schlotteberck i ka ndihmuar për të avancuar për më tej.



