Tjetër përforcim për Partizanin, zyrtarizohet mbrojtësi 22-vjeçar

Tjetër përforcim për Partizanin, zyrtarizohet mbrojtësi 22-vjeçar

Partizani vazhdon me përforcimet në merkaton e janarit. Klubi i kuq ka prezantuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit Andi Hadroj. 

22-vjeçari vjen nga skuadra e Bylisit, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe tashmë do të kërkojë të lërë gjurmë me “demat”.

Pozicioni natyral i Hadrojit është mbrojtës i djathtë, por mund të luajë edhe në krahun e majtë.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë. Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysmë është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti.”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy