
Momentalisht Milani përbëhet nga një ndër ofensivat më të vjetra të kontinentit të vjetër dhe ky fakt i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve të kuqezinjve se duhet të përveshin mëngët për të afruar lojtarë më të rinj në ‘’ San Siro ‘’ me objektivin për ti dhënë më freski gjatë ndeshjeve .
Një ndër alternativat për të cilat lufta ka filluar është sulmuesi i Benfikës Darwin Nunez për të cilin ka hyrë në garë edhe Barcelona , Real Madridi dhe Manchester City .
Uruguajani ka bërë shumë mirë tek luzitanët duke i dhënë një tjetër kuptim karrierës dhe ka mundur të jetë determinant në ndeshje shumë të rëndësishme të kryeqytetasve.
Me vetëm 22 vite mbi supe duket se fati i ka trokitur në derë Darwin Nunez sepse Milani njihet botërisht si një skuadër që ka shkëlqyer kudo në të kaluarën dhe drejtuesit e italianëve duan të përsërisin historinë në një të ardhme të afërt pavarësisht se s’mund të përjashtohet fakti se deri më tani kanë patur një ecuri pozitive me Stefano Piolin në stol.
Kapaciteti i ishi-t të Almerias i ka dhënë shumë shpejt impaktet sepse ka ditur ta përballojë rivalitetin e ashpër tek luzitanët duke i tejkaluar madje pritshmëritë.
Kuqezinjtë janë koshientë se s’mund të presin gjatë dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ kanë iniciuar menjëherë bisedimet me drejtuesit e Benfikës me qëllimin e transferimit të shtatlartit të kombëtares ‘’ Celeste ‘’ në mitikun ‘’ San Siro ‘’ gjatë merkatos së dimrit .
Karakteristikat e lojës së Darwin Nunez konsiderohen ideale për Milanin sepse është një lojtar shtatlartë dhe tepër i fuqishëm fizikisht , fakt që thekson se është një rrezik konstant për çdo mbrojtje . Golashënuesi tashmë është shëndërruar në një emblemë në 11-shen e Jorge Jesus , me 11 gola dhe 2 asiste në 16 ndeshje por Milani nuk do ta ketë të lehtë sidomos kur dihet se për shërbimet e tij luftojnë pesha të futbollit europian dhe më gjerë .



